75 Mall Live Search
23:25 / E Enjte, 19 Janar 2023 / MSH

Reshje të mëdha shiu në Klinë, banorët mundohen të bllokojnë me zhavorr vërshimet

Reshjet e mëdha të shiut në dy ditët e fundit kanë bërë që në vendin tonë të ketë vërshime vende-vende.

Indeksonline raporton se në Skënderaj, Mitrovicë, Pejë, Istog e Klinë, gjendja është alarmante.

Qytetarët janë përballur me përmbytje në shtëpitë dhe oborret e tyre.

Disa prej tyre kanë dalur sonte në rrugët e Klinës, duke tentuar të mbyllin me zhavorr kanalet e vërshimeve.

Me ekskavator, ata po e bartin zhavorrin buzë rrugëve që janë në kushte minimale për qarkullim.