Reshje të mëdha të shiut, mbushet me ujë rruga Lipjan-Prishtinë

Mbrëmë ka pasur reshje të mëdha të shiut në territorin e Kosovës.
Si shkak i këtyre të reshurave, në rrugën Lipjan-Prishtinë rrugët janë mbushur me ujë, transmeton Indeksonline.
Qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë është i mundshëm por me vështirësi.
Gjatë këtij viti shumë qytete të Kosovës janë përballur me përmbysje të shumta./Indeksonline/