75 Mall Live Search
15:53 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Reshje të shumta shiu në Rahovec, vërshime në disa pjesë

Reshjet e shiut që kanë rënë sot gjatë ditës në Rahovec kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit.

Sipas pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se moti ligë ka përfshirë qytetin.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë.