75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Reshje intensive shiu, parashihet mundësia e përmbytjeve

Reshje të shumta të shiut kanë filluar që nga mbrëmja e kaluar. Kësisoj si pasojë e këtyre reshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur, është parashikuar mundësia e përmbytjeve në vend.

Nga Instituti Meteorologjik u parashikua mundësia e vërshimeve, më shumë në pjesën veriore, verilindore të vendit.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës”, thuhet nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Gjithashtu u parashikua përqindja e zonës së prekur të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të dheut si shumë e lartë, 43%, lartë: 34%, moderuar 12, duke parashikuar një probabilitet të lartë të reshjeve ekstreme dhe përmbytjeve të mundshme./Indeksonline/