Reshjet e borës krijojnë vështirësi në rrugët e Drenasit, apel për kujdes

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullim, në Drenas.
Prandaj, komuna ka bërë thirrje te qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes.
Komuna ka njoftuar se kompania e kontraktuar për pastrimin e rrugëve është në terren dhe po përkujdeset për gjendjen e tyre.
Kërkojmë nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe që veturat t’i kenë të pajisura me pajisje dimërore.
Për kërkesat e juaja lidhur me gjendjen e rrugëve, më poshtë gjeni organët mbikëqyrëse dhe numrat e telefonit të tyre.
Organ mbikëqyrës: Antigona Durmishi
Për qytetin e Drenasit, (komplet me trotuare dhe parkingje), dhe Çikatovë e Re;
Organ mbikëqyrës: Sejdi Kozhani
Organi mbikëqyrës duhet të përcjellë punimet e projektit: Mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit-Kontratë Kornizë -shërbimi në Komunën e Drenasit, në Zonën Jug-Lindje, që përfshin fshatrat: Abri e Epërme, Baicë, Çikatovë e Vjetër, Dobroshec, Domanek, Gllobar, Gllanasellë, Godanc, Gradicë, Likoshan, Polluzhë, Shtuticë, Tërdec, Tërstenik dhe Vërboc. Organi mbikëqyrës do të kontrolloj të gjitha punët që do të kryhen e që janë në përputhje më kushtet e specifikacionit që i plotësojnë kriteret me standarde dhe normat e kërkuara në bazë të kontratës, si dhe në formë të shkruar do të raportojë pranë Menaxherit e Kontratës, Zyrës së prokurimit për kryerjen e punimeve.
III. Organi mbikëqyrës: Vehbi Jashari
Organi mbikëqyrës (OM) duhet të përcjellë punimet e projektit: Mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit-Kontratë Kornizë -shërbimi në Komunën e Drenasit, në zonën veri-lindje që i përfshinë fshatrat: Arllat, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Kizharekë, Komoran, Korroticë e Ulët, Korroticë Epërme, Krajkovë, Llapushnik, Negroc, Nekoc, Poklek, Sankoc, Shtrubullovë, Vasilevë, Vuçak, Zabel i Ultë dhe Zabel i Epërm.OM të bëjë kontrollimin e të gjitha punëve që do të kryhen e që janë në përputhje më kushtet e specifikacionit që i plotësojnë kriteret me standarde dhe me normat e kërkuara në bazë të kontratës, si dhe në formë të shkruar të raportoj pranë Menaxherit të kontratës, Zyrës së prokurimit për kryerjen e punimeve.