Reshjet e borës, Ministri Lekaj tregon nëse të gjitha rrugët janë të kalueshme
Temperaturat kanë shënuar ulje, ndërkohë që reshje të borës pritet të ketë edhe ditëve në vazhdim.

Ministri i Infrastruktures, Pal Lekaj thotë se në bazë të informative të gjitha rrugët mund të kalohen pa vështirësi.
“Në bazë të informacioneve nga menaxherët eZyreve Rajonale, gjatë natës ka pas reshje të borës. Ekipet e kompanive të mirëmbajtjes kanë vepruar në terren dhe në të gjitha rrugët, trafiku zhvillohet pa vështirësi”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Ministri Lekaj ka thënë se qytetarët në vazhdimësi do të informohen për ndryshimet eventuale. “Gjatë ditës, sipas nevojës do të informohen qytetarët për ndryshimet eventuale që munden me qenë”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/