12:24 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reshjet e borës shkaktojnë aksidentin e radhës, në Kosovë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht te pjesa e njohur si Tregu i Biznesit.

Në aksident janë përfshirë katër vetura, përderisa nuk dihet për persona të lënduar.

Numri i aksidenteve sot është shtuar, ndoshta edhe si pasojë e reshjeve të borës që shpesh herë shkaktojnë telashe në qarkullim.

Ndryshe që nga 15 nëntori të gjithë shoferët janë të detyruar të kenë pajisjet dimërore ndryshe mund të gjobiten./Indeksonline/