75 Mall Live Search
08:47 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Reshjet e borës shtojnë aksidentet në trafik

Aksidentet në komunikacion kur bora po bie pandërprerë kanë qenë në numër më të madh.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, transmeton Indeksonline.

Prej këtyre aksidenteve, 41 aksidente kanë qenë pa të lënduar e 22 me të lënduar.

Ndërsa, në person dje ka vdekur si pasojë i një aksident që ka ndodhur me 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa, sa i përket tiketave të shqiptuara në trafik janë gjithsej 774.

Policia e Kosovës përmes një kumtese dje kanë apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të borës./Indeksonline/