75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 03 Tetor 2025 / KV

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa pika kufitare

Reshjet e para të borës që kanë nisur mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe sot, kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të vendit, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i përditësuar pas orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, gjendja është si vijon:

Pika kufitare Pejë – Kullë: me borë të madhe, rruga e kalueshme vetëm për automjete të vogla. Qarkullimi për kamionë dhe autobusë është i pamundur.

Pika kufitare Prishtinë – Mutivodë: rruga e kalueshme, por me vështirësi.

Pikat e tjera kufitare: qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa pengesa të theksuara.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të pajisin automjetet me goma dimërore dhe të ndjekin njoftimet e rregullta për gjendjen e rrugëve./IndeksOnline/