75 Mall Live Search
13:39 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Reshjet e borës kanë nisur thuajse në gjithë Kosovën. Por reshje më të shumta të borës duket se ka në komunën e Podujevës.

Kanë mjaftuar pak orë dhe magjistralja Podujevë-Prishtinë tashmë është në një gjendje aspak të mirë.

Pjesëmarrësit në komunikacion kanë theksuar se tashmë kalimin në këtë anë është bërë mjaft i vështirë dhe se bora edhe këtë herë komunën e zuri të papërgatitur, transmeton Indeksonline.

Pamje të dërguara në Indeksonline tregojnë qartë se reshjet e shumtë të  borës kanë vështirësuar kalueshmërinë, teksa duhet shtuar se që nga data 15 nëntor shoferët duhet pasur me vete pajisjet dimërore./Indeksonline/