75 Mall Live Search
11:15 / E Enjte, 19 Janar 2023 / k.v

Reshjet e dendura turbullojnë ujin në kanalin e Iber Lepencit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit Lepencit.

Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.

Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë  redukime të ujit duke filluar sot nga ora 10: 00 dhe do zgjasë deri në 16:00, pastaj ujë do të keni nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit. Në pozitë më të rënduar e kemi komunën e Drenasit, por autobotët/ autocisternat do jenë aty për t’i furnizuar qytetarët me ujë.

Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në kohën e reduktimit do të vendosim autobot për furnizim me ujë deri në tejkalimin e situatës.

Fshatrat e Podujevës do të reduktohen gjatë ditës diku rreth 3 orë.

Një situatë e tillë vazhdon deri në  përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal.

Mbeteni të njoftuar , deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me reshje atmosferike!