75 Mall Live Search
21:13 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / MSH

Reshjet e mëdha të shiut, evakuohet familja 14 anëtarëshe në Gjakovë

Shtëpitë e lagjes Berkoc të Gjakovës, mëngjesin e së shtunës u përmbyten nga uji.

Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre me anije me ndihmën e e zjarrfikëseve.

“Kur jena zgju e kena pa ujin tani kanë ardh me na hjek me anije”, ka thënë një banor për Klan Kosova.

Pasi u larguan nga shtëpitë  banorët janë në hall se ku do ta kalojnë natën.

“Vallahin nuk e di kërkush mrena nuk të len”, ka thënë tutje.

Se ku do ta bëjnë gjumin këtë mbrëmje nuk dihet pasi ndonjë zgjidhje tani për tani nuk u ka ofruar as komuna.

“Nuk kemi për momentin qendër te evakuimit”, ka thënë Haxhi Sejdiu, kryetar i drejtorisë se Emergjencave Gjakovë.

Këta thonë se do ta vendosin nëse është nevoja, por këtë krizë po e cilësojnë si afatshkurtër.