Reshjet e mëdha të shiut, komuna e Malishevës merr këtë vendim për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor
Komuna e Malishevës ka marrë vendim që të shtyjë për datën 12 janar fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor.
Deri të ky vendim, komuna e Malishevës ka ardhur duke u bazuar në parashikimet e Institutit Metereologjik të Kosovës për përkeqësimin e motit dhe gjithashtu bazuar në gjendjen në terren në këtë komunë.
Në njoftim thuhet se ditet e humbura do të kompensohen gjatë muajve në vijim.

