Reshjet e shiut/ Komuna e Prishtinës: Situata nën kontroll, s’ka vend për panik

Pas reshjeve të shiut në Prishtinë, komuna ka njoftuar se situata është nën kontroll pasi që ekipet emergjente të komunës janë në terren duke sajuar dëmet.
Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje, shkruan Indeksonline.
“Tani për tani situata është nën kontrollë, dhe nuk ka vend për panikë“, thuhet në njoftimin e komunës.
Njoftimi i plotë:
Pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike (mbrojtjes e shpëtimit dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve) kanë dalë në terren në mbështetje të qytetarëve duke punuar në parandalimin e dëmeve eventuale, duke hapur ujëmbledhësit dhe pastruar rrugët.
Në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë si pasojë e mospërballimit të reshjeve të mëdha nga gypat e kanalizimit. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje.
Tani për tani situata është nën kontrollë, dhe nuk ka vend për panikë.
Komuna e Prishtinës do të ju njoftojë me kohë për rrjedhën e situatës dhe dëmet eventuale.

