75 Mall Live Search
18:35 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / MSH1

Reshjet e shiut në Mramor i rrezikojnë banorët nga vërshimet

Prishtina, krahas shumë qyteteve të Kosovës, sot u përball me reshje masive të shiut.

Shumë rrugë u vërshuan dhe bllokuan nga sasia e madhe e shiut, që nuk pushoi pothuajse tërë ditën, raporton IndeksOnline.

Nga reshjet e mëdha, shumë banorë të fshatit Mramor në kryeqytet po rrezikohen nga vërshimet në shtëpitë e tyre.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet rrjeta e ujit të dendur që lëvizç në një nga rrugët e këtij fshati.

Banorët janë munduar të përballen me këtë fatkeqësi natyrore për të minimizuar dëmet dhe duke provuar t’u dalin në ndihmë njëri-tjetrit.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: