09:08 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Reshjet e shiut “paralizojnë” Greqinë (Foto)

Athina u paralizua nga reshje te jashtëzakonshme shiu, të cilat shkaktuan përmbytje në disa zona të kryeqytetit grek.

Mbrojtja civile raportoi se ka marrë 160 telefonata për ndihmë në zonën e Mandras dhe Nea Peramos në juglindje të Athinës, të njëjta zona ku dimrin e kaluar përmbytjet morën disa jetë njerëzish.

Mbrëmjen e kaluar janë evakuuar dhjetëra vetë dhe shumë rrugë janë mbyllur. Probleme me reshjet janë raportuar edhe në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.