Reshjet e shiut shkaktojnë telashe në Prishtinë, një pjesë e tërë e lagjes mbulohet nga uji!
Reshje të shumta të shiut pati gjatë gjithë muajit të kaluar dhe ditët e para të qershorit.
E këto reshje shkaktuan edhe dëme në shumë komuna të Kosovës.
Por pa telashe nuk po mbeten as qytetarët e Prishtinës. Në lagjen Kalabria shiu ka shndërruar një pjesë të lagjes në një ‘liqen artificial’, nga mbledhja e ujit, transmeton Indeksonline.

E në një pjesë të rrugës reshjet e shiut kanë shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme duke i shkaktuar vështirësi të gjithë kalimtarëve.
Kjo nuk është pjesa e vetme në Prishtinë ku pas të reshurave të shiut, qytetarët e kanë të pamundur të ecin dhe iu shkaktohet vështirësi në kalueshmëri me vetura./Indeksonline/