Reshjet e shiut vazhdojnë edhe nesër, në mbrëmje borë
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të shpeshta shiu. Në mëngjes dhe paradite ende do të jemi nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, por cikloni nga Italia do të zhvendoset në lindje të Evropës dhe si pasojë do t’u hapet rrugë masave të ftohta polare që të vinë në viset tona.
Gjatë ditës ose pasdite priten reshje lokale shiu, vende-vende intensive me mundësi edhe për rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu së pari në veri dhe verilindje të vendit (në mesditë) me ulje të ndjeshme të temperaturave. Shiu mund të ngrihet në tokë fillimisht, pastaj do të shndërrohet në reshje bore me depërtimin e frontit të ftohtë polar. Më vonë reshje bore pritet të përfshijnë të gjithë vendit dhe do të krijohen edhe shtresa të shpejta në shumë rajone.
Temperatura maksimale deri në 12 gradë Celsius, pastaj në mbrëmje ulje e tyre në të gjithë vendin me erëra të ftohta veriore.
Në Shqipëri po ashtu nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e rrebeshe intensive. Fillimisht gjatë dites priten reshje të lokalizuara, kurse në mbrëmje në tërë vendin reshje të dendura dhe rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vonë në mbrëmje në veri, lindje dhe juglindje të vendit do të fillojnë reshje bore, filimisht në viset kodrinore-malore, pastaj edhe në viset e ulëta.
Reshje të mërkurën priten edhe në Mal të Zi, në jug shi e në veri borë.
Rrebeshe shiu pasdite do të përfshijnë edhe pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut e gjatë natës dhe mëngjesin e së enjtes vende-vende edhe reshje bore.
Të enjten na pret një ditë e vërtetë dimërore në Kosovë herë pas here me reshje bore dhe temperatura polare. Priten shtresa bore, por jo sikurse në vendet e rajonit në Ballkanin Verior.
Reshjet vazhdojnë edhe të enjten edhe në Shqipëri. Në perëndim shi, kurse në lindje borë. Në shumë pjesë të vendit në veri, lindje dhe juglindje do të krijohen shtresa madje edhe në ultësira, vende-vende edhe në pjesët qendrore në Shqipëri.
Në mbrëmje vonë kthjellim i motit në gati tërë rajonin dhe mëngjesi i së premtes do të jetë me acar.
Të premten shtim gradual i vranësirave dhe pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të reja lokale do të përfshijnë vendet tona diku shi e diku borë.
Fundjava vjen me një ciklon dhe front të ri dhe reshje të reja të përziera, pastaj edhe reshje bore./MeteoBallkan

