75 Mall Live Search
08:30 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Reshjet e shiut vërshojnë Vlorën

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjithë territorin e Shqipërisë gjatë natës, kanë rikthyer përmbytjet në qytetin e Vlorës.

Disa prej rrugëve kryesore janë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që si gjithmonë problemante janë akset që lidhin bulevardin Vlorë Skelë me rrugën Transballkanike.Problematike mbetet lagjia Pavarësia, zona pranë Portit Detar dhe Universitetit të Vlorës, zona e Albano dhe Rominës, por edhe lagjia 28 Nëntori pranë kishës Ortodokse në Vlorë, shkruan Ora News