75 Mall Live Search
20:21 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / Gj. Sh

Resort “Aria” hap dyert për gratë dhe fëmijët refugjatë nga Ukraina

Aler Group ka hapur dyert për nënat dhe fëmijët refugjatë nga Ukraina. Resort Aria ka qenë pika kryesore ku i është ofruar atyre hapësirën që ju nevojitet, dashuri dhe qetësi.

Resort “Aria” ka kapacitet prej 104 dhomave, janë të ndërtuar me dy ndërtesa, një është 5 yje dhe një është 4 yje. Njëkohësish Aria Resort ka edhe SPA, pishina të brendshme me ujë deti dhe pishina të jashtme. Resorti “Aria” gjithashtu gëzon edhe pamje të mrekullueshme nga deti.

Pronari i Aler Group, Bledi Bajraktari, në një intervistë për IndeksOnline tregoj për nismën që e kanë ndërmarrë, ai tha që kanë një numër të konsiderueshëm të nënave më fëmijët e tyre nga Ukraina, pasi sipas tij ato meritojnë dashuri dhe qetësi.

“Neve kemi ndërmarrë një nisëm që kemi pranuar nënat më fëmijë, të cilat kanë baballarët në luftë, detyrimisht secili prej nesh sensibilizohet më situatën që është, sidomos për këtë fëmijë të vegjël që kanë nevojë, jo vetëm për dashuri por kanë nevojë për qetësi, për rehabilitim në këtë kohë ku jemi, megjithatë them se shumë shpejtë kjo marrëzi do të marrë fund sepse nuk duhet të tolerohet më. (1:16) Turizëm nga Ukraina, këtë vit për fat të keq nuk kemi mundësi me avion, e kemi vetëm mundësin e autobusëve, janë dy-tre autobus në javë që vijnë, nuk është një numër i madh i turistëve por gjithsesi destinacioni Shqipëri për Ukrainën është shumë i dëshiruar dhe për fat të keq ky vit që qëllojë me agresion ushtarak nuk benë të mundur prurjen me sasi të mëdha me turizëm nga Ukraina në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë deri në fund të shtatorit të mirëpresim këto grupet më nëna, vlen të kuptohet se këta nuk janë turistë, janë për rehabilitim, pra merren nga Aler Group dhe Aler Travel, mbahen më mundësitë e tyre, strehohen nëpër hotelet që ata kanë vetë”, ka thënë Bajraktari për IndeksOnline.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka thënë që përveç Qeverisë së Shqiperisë që ka ofruar kushte për refugjatë, ka edhe shumë shqiptarë që kanë hapur dyert e banesave të tyre.

“Shqipëria i pranon Ukrainasit në mënyre më të mirë dhe në formë më të dashur. Përveç hoteleve apo resorteve, siç është një ndër ta, që kemi këtë grup me 19 fëmijë. Ka pasur shumë shqiptarë që kanë ofruar banesat e tyre për refugjatë nga Ukraina. Kemi disa programe së bashku më qeverinë e Shqipërisë të cilën e jep një ndihmë financiare ekonomike, ka dhënë ndihmë nga ana ushtarake, kemi ndihmën ushtarake nga arena ndërkombëtare. Po jep ndihmë të madhe Shqipëria si shtet”, tha Ambasadori Shukroy.

Refugjatja nga Ukraina, falënderoj për mbështetjen e dhënë në këto kohë të vështira për të dhe familjen e saj. Ajo për IndeksOnline bëri të ditur se në Shqipëri është më djalin e saj i cili ka lindur dy ditë pasi ka filluar lufta.

“Jam për herë të parë në Shqipëri dhe i falënderojë shumë të gjitha ata që na dhanë mundësin të qëndrojmë këtu një muaj së bashku më fëmijët. Unë kam ardhur këtu më djalin tim që pas dy ditë do të jetë dy muajsh i cili ka lindur dy dit pasi ka filluar lufta. Unë kamë gjithë familjen në ushtri, si mami, babi, vëllai dhe bashkëshorti, tani që po flasim ne ata janë në Kyiv, ka filluar të stabilizohet pak situata, por pasi ka filluar lufta vëllai dhe bashkëshorti kanë qenë në aeroport, në ditën e parë të luftës. Falënderojë shumë për mbështetje kaq të madhe, shpresoj shumë shpejt që Ukraina do të fitojë, kjo nuk është lufta e Ukrainës, kjo është lufta e gjithë botës kundra një çmendurie qe po ndodh me Rusinë”, është shprehur ajo./IndeksOnline/