Restaurimi i rezidencës së ish-presidentit Rugova, Çeku jep detaje mbi punimet

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka ndjekur nga afër punimet që po bëhen në restaurimin e rezidencës së ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Duke publikuar fotografi nga punimet, Çeku ka thënë se restaurimi është drejt përfundimit.

“Drejt përfundimit restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova.
Me profesionalizëm dhe përkushtim po punohet që ky aset i trashëgimisë të jetë në gjendjen më të mirë” shkroi Çeku në Facebook.
Restaurimi i rezidencës së ish-presidentit historik nisën në shkurt të këtij viti, pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Ky aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit, do të ruhet dhe të gëzojë dinjitet” kishte deklaruar Çeku në njoftimin për nisjen e restaurimit./Indeksonline/
