15:24 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / S Z

Restoranti i Flower Hotel & Resort merr çmimin si Restoranti më i mirë në Shqipëri

Restoranti i Flower Hotel & Resort i cili gjendet në bregdetin e Adriatikut, është vlerësuar për ushqimin i cili u servohet vizitorëve të këtij hoteli, duke u shpallur nga World Culinary Awards si Restoranti më i mirë i Hotelit në Shqipëri për vitin 2022.

Hotel Flower & Resort përveç që për vizitorët e tij garanton një qëndrim relaksues ka dhe një eksperiencë unike të kuzhinës.

“Ne jemi shpërblyer zyrtarisht nga World Culinary Awards si Flower Hotel, me çmimin si Restoranti më i mirë i Hotelit në Shqipëri për vitin 2022 . Faleminderit të gjithëve që votuan që ne të arrijmë këtë çmim prestigjioz! Ne jemi vërtet të përulur dhe mirënjohës për mbështetjen tuaj”, thuhet në shënimin e Flower Hotel & Resort për çmimin e marrë.