10:29 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Restoranti ku raca e bardhë paguan 18 dollarë më shumë se raca e zezë

Në të gjithë botën, pabarazia midis pasurisë së racave është e pranishme.

Dhe në Amerikë, pabarazia midis racës së bardhë dhe të zezë është ende e madhe.

Kjo është arsyeja pse një kuzhinier po sfidon mënyrën se si njerëzit kuptojnë pabarazinë racore, duke i bërë kështu që konsumatorët e bardhë të restorantit të paguajnë shumë më shumë se njerëzit me ngjyra, transmeton Indeksonline.

Çdo kush mund të hyjë aty, mirëpo konsumatorët e racës së bardhë do të përballen me një shumë prej 18 dollarë më shumë në faturën e tyre, krahasuar me të tjerët.

Tunde është me origjinë nga Lagos, Nigeri, dhe më parë ka organizuar një seri darkash në mbarë vendin e titulluar “Blackness in America”.

Eksperimenti i tij i fundit vjen nga zbulimi se, sipas një studimi të vitit 2013, të ardhurat mesatare të familjeve afro-amerikane janë 54 për qind më të ulëta se të familjeve të bardha./Indeksonline/