22:26 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Restoranti ofron 1 mijë euro për ata që testojnë këtë ushqim

Një grup restaurantesh po kërkojnë të punësojnë një praktikant për një ditë të vetme, që ta paguajnë atë gati një mijë euro.

‘Farmer Boys’, një restaurant zinxhiror me gati 100 lokacione të tjera në Kaliforninë Jugore, njoftoi në llogarinë e tyre në ‘Instagram’ të martën se po kërkon një praktikant me aftësi të jashtëzakonshme – dikë që ka varësi ndaj mishit të derri .

Praktikanti, sipas tyre, do paguhet përafro një mijë euro për një ditë pune, të cilën do e shpenzojë duke ngrënë dhe testuar mishin e derrit.

Pozita e hapur nga restauranti kërkon disa procedura. ‘Farmer Boys’ kërkojnë nga personat e interesuar të postojnë një fotografi dhe video në llogarinë e tyre në ‘Instagram’ dhe tregojnë se përse janë më të mirët që ta bëjnë këtë punë.

Aplikantët duhet ta bëjnë këtë postim më 20 gusht, duke përdorur hashtag-un #FarmerBoysBaconIntern dhe duke etiketuar @FarmerBoysFood 8/20/19