Resul Sinani nis zyrtarisht jetën politike
Resul Sinani ka nisur edhe zyrtarisht jetën politike. Ai sot është shfaqur në Kuvendin e Kosovës i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë.
Sinani ka shkuar te zyrat e Grupit Parlamentar të Nisma’s Socialdemokrate, raporton Indeksonline.
Ish moderatori i RTK-së, ende nuk ka marrë detyrë në ekzekutiv apo legjislativ, mirëpo është raportuar se ai do të jetë këshilltar politik i njërit prej ministrave të Nisma’s dhe zëdhënës i partisë./Indeksonline/