75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 28 Qershor 2024 / S Z

Reth 500 fëmijë trajtohen nga logopedët për një muaj në QKUK

Në Shërbimin e Logopedisë, i cili vepron në kuadër të Klinikës së Otorinolaringologjisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, brenda muajit trajtohen 480 fëmijë nga logopedët.

Për t’u informuar për kushtet e punës, trajtimin e fëmijëve dhe punën që bëhet në këtë shërbim, të premten në vizitë ishin, Dr. Ardian Shefkiu nga ShSKUK dhe U.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari.

Në takim me shefen e këtij Shërbimi, Zahide Raci, dhe logopeden Rudina Fetahaj, ata u informuan për punën profesionale dhe nevojën e zgjerimit të këtij shërbimi me hapësirë dhe staf profesional, por edhe për trajnime profesionale.

Gjatë vizitës, menaxhmenti kërkoj që shefja e shërbimit në bashkëpunim me logopedët të bëjnë një plan konkret, në të cilin do të shpjegojnë nevojat për investime dhe shtim të stafit profesional.