Reumatizma – Shenjat dhe trajtimet që funksionojnë

Reumatizma është një sëmundje që prek kyçet, gjunjtë, ijet dhe shpinën. Ajo shfaqet me dhimbje, deformim dhe vështirësi në lëvizje. Shkaktarët e sëmundjes që prek miliona njerëz në botë janë të ndryshëm.
Në këtë artikull do të merrni përgjigjet e nevojshme për 4 pyetjet kryesore në lidhje me këtë sëmundje.
Cilat Janë Grupmoshat Më Të Prekura Nga
Reumatizma?
Reumatizma mund të prekë njerëz të çdo moshe, por ndikimi i sëmundjes ndihet më
shumë me kalimin e moshës. Për shembull në të shtatëdhjetat dhe të tetëdhjetat,
regjistrohet një dëmtim më i madh të kërcit të kyçeve dhe ndryshime
morfologjike të kockave. Përpara moshës 55 vjeçare, ndikimi i sëmundjes nuk
njeh gjini, por gratë janë më të rrezikuara pasi kanë kaluar këtë moshë.
Reumatizma mund të godasë në ije, gjunjë, shpatull, qafë dhe në pjesën e
poshtme të mesit.
Si Mund Ta Ulni Rrezikun E Sëmundjes?
Sipas informacioneve, hapi kryesor për uljen e këtij rreziku është mbajtja e
një peshe të shëndetshme trupore. Mbipesha është faktor rreziku dhe rënia nga
pesha mund të zbusë simptomat. Aktiviteti fizik sado i vogël garanton muskuj të
fortë dhe ul rrezikun e dëmtimit të kyçeve. Sigurohuni që të bëni 10 mijë hapa
në ditë për shëndet të mirë.
Si Mund Ta Kuptoni Që Jeni Prekur Nga
Reumatizma?
Në fillimet e saj, sëmundja shfaqet me ndjesinë e ngurtësimit të kyçeve ose
pjesëve të tjera të trupit. Kjo simptomë zgjat pothuajse 20 minuta pasi jeni
zgjuar. Megjithatë, dhimbjet mund të përkeqësohen gjatë ditës ose në varësi të
pozicionit të qëndrimit që ndikon tek kyçet ose pjesët e tjera të trupit.
Cilat Janë Trajtimet Që Funksionojnë?
Trajtimet fillestare kundër reumatizma përfshijnë ilaçe të njohura kundër
dhimbjeve, të cilat rekomandohen nga mjeku. Trupi duhet mbajtur gjithnjë në
lëvizje, por ato duhet të jenë të kujdesshme./AgroWeb