75 Mall Live Search
19:59 / E Martë, 18 Maj 2021 / A. A

Reus e jep vetë lajmin: Nuk marr pjesë në ‘Euro 2020’

Marco Reus nuk do të jetë pjesë e kampionatit evropian me Gjermaninë.

31 vjeçari e bëri publik lajmin në llogarinë e tij në Instagram.

Reus e ka marrë vendimin në konsultim me përzgjedhësin Joachim Loë.

“Përshëndetje, pas një sezoni të komplikuar, rraskapitës dhe përfundimisht të suksesshëm, e falendëroj Zotin. Vendosa, së bashku me trajnerin e kombëtares, të mos shkojë në Kampionatin Evropian. Ky vendim ishte shumë i vështirë për mua, sepse unë jam gjithmonë shumë krenar kur më lejohet të përfaqësoj vendin tim. Por pas një viti shumë intensiv për mua personalisht dhe pasi kisha arritur qëllimet e mia me BVB, mora vendimin t’i jepja trupit tim kohë për t’u rikuperuar! Do të përfitoj nga pushimi që të jem në gjendje të filloj sezonin e ri në një mënyrë optimale! Unë i uroj Jogit dhe ekipit tonë të gjitha të mirat për Euro dhe unë do të duartrokas si tifoz dhe do të mbaj gishtat kryq … Marco juaj” shkroi Reus.

/Indeksonline/