75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 08 Janar 2026 / S Z

Reuters-i me pamje live nga droni për përmbytjet, në Kosovë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka nisur transmetimin e pamjeve live nga droni, duke pasqyruar situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve në disa zona të Kosovës.

Pamjet ajrore tregojnë përhapjen e ujit në zona të banuara dhe rurale, rrugë të përmbytura si edhe dëme të shkaktuara nga reshjet e shumta të ditëve të fundit. Transmetimi live i Reuters-it po ndiqet nga mijëra shikues dhe media ndërkombëtare, duke e vënë Kosovën në fokus të vëmendjes globale.

Autoritetet vendore janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët janë apeluar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përkatëse.

Situata mbetet dinamike, ndërkohë që ekipet emergjente vazhdojnë përpjekjet për menaxhimin e pasojave nga vërshimet.