22:23 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Reuters: Kosova e nderon Trumpin me “Urdhrin e Lirisë”, pas marrëveshjes ekonomike me Serbinë

Kosova do t’ia jap presidentit të SHBA-ve, Donald Trump çmimin më të lartë për rolin e tij në ndihmën dhënë Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje që synon normalizimin e lidhjeve ekonomike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, e ka informuar Trumpin se atij do t’i ndahet Urdhri i Lirisë, transmeton Indeksonline.

Dy ndihmësit e Trumpit, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, Robert O’Brien dhe i dërguari i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të nderohen me Medaljen presidenciale të Meritave.

Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në fillim të këtij muaji, Kosova dhe Serbia ranë dakord të punojnë në lidhjet ekonomike, por lanë pezull lëvizjen për normalizimin politik.

Në letrën dërguar Trumpit, përmes së cilës Thaçi e ka shprehur “mirënjohjen e thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi e ka ftuar presidentin e SHBA-së ta vizitojë Kosovën./Indeksonline/