“Reuters”: Presidenti i Sirisë Sharaa javën e ardhshme në Evropë

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Shara, pritet që të hënën e 17 marsit ta vizitojë Belgjikën.
Ai pritet të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të donatorëve për vendin e tij në Bruksel, thanë një burim sirian dhe dy diplomatë me njohuri rreth çështjes, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Kjo do të jetë vizita e parë e Sharaa-s në Evropë që nga shpallja e tij president i përkohshëm pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në dhjetor.
Me konferencën e donatorëve të organizuar nga Bashkimi Evropian synohet që të “mobilizohet mbështetja ndërkombëtare për një tranzicion gjithëpërfshirës e paqësor”.