75 Mall Live Search
23:04 / E Premte, 23 Janar 2026 / F.R

Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vota: Turp i rëndë për Kosovën që synon t’i bashkohet BE-së

Ditën e sotme, prokuroria Themelore në Prizren ka kryer një aksion mbi dyshimet për manipulim të votave, i cili ka rezultuar me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave.

Lidhur me këtë, ka raportuar edhe Agjencia e njohur e lajmeveReuters. 

“Hetimet nuk pritet që ta zhbëjnë fitoren e partisë së kryeministrit aktual, Albin Kurti, pasi prokurorët thanë se të dyshuarit akuzohen për ndërrim të votave mes kandidatëve në listat individuale të partive – jo mes partive të ndryshme – sipas sistemit për përfaqësim proporcional”, raporton kjo agjenci.

“Megjithatë, ato shihen si turp i rëndë për shtetin e ri që synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian” – thuhet më tej në raportin e “Reuters”-it.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të niste hetime fillestare dy javë më parë, pasi kontrollet në videot nga disa qendra të votimit shfaqën parregullsi” – vazhdon raporti.

Të premten, kryeprokurori për qytetin jugor të Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha se 109 të dyshuarit ishin ndaluar nën dyshimin për ndryshimin e votave atje për të favorizuar kandidatë të caktuar në listat e hartuara nga partitë veç e veç” – thuhet aty.

“Zyrtarët i thanë agjencisë “Reuters” se arrestime të ngjashme priten edhe në qytete të tjera” – raportoi medium i njohur.