75 Mall Live Search
22:08 / E Diele, 04 Prill 2021 / C E

“Reuters” shkruan për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka shkruar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ky është shkrimi i plotë i mediumit prestigjioz ndërkombëtar:

Parlamenti i Kosovës zgjedh Vjosa Osmanin si president të kombëtar

Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë juridike dhe kandidate të partisë qeverisëse Vetëvendosje, 38 vjeç, e arsimuar në Sh.B.A si presidenten e re të vendit, pas zgjedhjeve në shkurt.

Vjosa Osmani mori detyrën e presidentit të përkohshëm të Kosovës nëntorin e kaluar kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen përpara gjyqit të tij të afërt për krime lufte në Hollandë.

Mandati fillestar i Osmanit skadoi kur qeveria e re e Kryeministrit Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, mori përsipër zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të Dielën parlamenti me 120 vende votoi pro emërimit të presidentit Osmani me 71 vota.

Partitë e opozitës dhe mbikëqyrësit e shoqërisë civile kanë kritikuar emërimin e saj, duke thënë se të kesh një president, kryeministër dhe kryetar të parlamentit të gjithë nga e njëjta parti nuk është e mirëpritur në një vend me një demokraci të brishtë.

Osmani përfaqëson një lloj të riu kosovar më të njohur me jetën në perëndim dhe të frustruar me nepotizmin dhe joefektivitetin e partive tradicionale të vendit.

Në një fjalim, Osmani bëri thirrje për një dialog që synon normalizimin e lidhjeve me Serbinë, por tha se Beogradi së pari duhet të kërkojë falje dhe të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës të kryera gjatë luftës 1998-99 që përfundimisht çuan në pavarësimin e Kosovës në 2008.

“Paqja do të arrihej vetëm kur shohim pendim dhe falje nga Serbia dhe kur shohim drejtësi për ata që kanë vuajtur nga krimet e tyre,” tha Osmani.

Deri në shtatorin e kaluar Osmani ishte një zyrtar i lartë i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilën e la për të bashkuar forcat me Kurtin. Ajo nuk është anëtare e Vetëvendosje, por ajo kandidoi në listën e tyre në zgjedhjet e shkurtit.

Ajo është e martuar dhe ka dy vajza.

Ish Presidenti Thaçi, një hero i kohës së luftës që u kthye në politikan, është aktualisht në Hagë në pritje të gjyqit para gjykatës së krimeve të luftës në Kosovë me qendër në Hollandë. Ai ka mohuar akuzat kundër tij. /IndeksOnline/