Revista amerikane: Rusia ka 100 megatone armë bërthamore
Revista amerikane, ‘Popular Mechanics’ ka publikuar një dokument në të cilin thuhet se Qeveria e Rusisë është duke zhvilluar armët më të fuqishme bërthamore ndërtuar në gjysmëshekullin e fundit.
Dokumenti përshkruan armët si një zbulim të ri bërthamor ndërkontinental nënujore.
Ekzistenca e këtij projekti që në Kremlin quhet si ‘Kanion’ dhe Pentagoni i referohet si ‘Sistem oqeanik me status 6’, thuhet të ketë datuar që nga viti 2015.
Mediat perëndimore ndërkohë amët e paraqitura në televizion i përshkruan si “armë të ditës së gjykimit”. Gjithashtu u theksua se Vladimir Putin, u takua me krerët e Ushtrisë dhe se drafti i këtij sistemi bërthamor u regjistrua përderisa studiohej nga një gjeneral rus, transmeton Indeksonline.
Thuhet poashtu se ‘Kanion’ është i gatshëm në vitin 2020 dhe se armët janë përshkruar si të afta për të arritur valët e cunamit deri në 500 metra.
Armët thuhet të kenë forcë bërthamore prej 100 megaton dhe të jenë rezistente ndaj raketave të mbrojtjes bregdetare .
Armët janë në shpejtësi prej 10 mijë kilometrash dhe janë në gjendje të zhyten në një thellësi maksimale prej 1 mijë metrave. Që nga incidenti i 10 nëntori të 2015, Vladimir Putin ka mohuar në mënyrë të përsëritur ekzistencën e një arme të tillë./Indeksonline/