17:50 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Revista Italiane/ Destinacionet më të mira për këtë verë, Shqipëria dominon renditjen

Vera ka ardhur dhe dëshira për t’u larguar po rritet, por ku të shkojmë me pushime? Përdoruesit e Airbnb kanë planifikuar tashmë qëndrime në më shumë se 72,000 qytete në mbarë botën këtë verë, por disa vende janë më të njohura se të tjerat.

Revista italiane Grazia.it ka renditur 10 destinacionet më të mira për këtë verë për italianët, ku dominon vendi ynë me 3 plazhet më të njohura, e ndjekur nga Spanja.

Por cilat janë  destinacionet më trendi për këtë verë dhe ku do të shkojnë italianët për pushime këtë vit? Ju ftojmë të zbuloni renditjen.

10 destinacionet më të njohura të verës 2023

Ksamil, Shqipëri

Benidorm, Spanjë

Sarandë, Shqipëri

Vlorë, Shqipëri

Magaluf, Spanjë

Funchal, Portugali

Londer, Angli

Playa Blanca, Spanjë

Palma, Spanjë

Dubrovnik, Kroaci