11:29 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / B O

Revista prestixhioze “Forbes” shkruan për restorantin e rrallë të shqiptarit në Amerikë

Njëra nga revistat më prestixhioze në botë “Forbes” ka shpërndarë restorantin e pronarëve shqiptarë në Amerikë.

Emri i Hajrullahut dhe djalit të tij, Ruzhdiut është i njohur kudo në Houston të SHBA-ve. Babë e bir janë bërë përfaqësuesit më të mëdhenj të ushqimeve të rralla të detit të njohura si “Oysters”.

Familja Hajrullahu me prejardhje nga Drenica tani janë shëndrruar në distributorët më të fuqishëm të ushqimit të rrallë të detit në Texas.

“Forbes” shkruan veçantitë e dy restoranteve të shqiptarëve “Pier 6 Seafood & Oyster House” si dhe “Prestige Oyster Inc”, që të dyja që ndodhen në San Leon të Texasit.

Për pronarin e restoranteve, Raz Halili kishte shkruar edhe gjiganti mediatik “DailyMail”./Indeksonline/