10:40 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Revolta ndaj EULEX-it, pozita lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga gjithë deputetët që të lëshojnë sallën e Kuvendit.

Ai këtë e tha në shenjë revolte për ngjarjet  e fundit në lidhje me skandalin e EULEX-it, raporton Indeksonline.

“Në dëshmitë e tij ai ka përfshirë edhe gjykatësin e rastit Drenica 2 për të cilin ka thënë se i ka quajtur edhe kafshë. Është e papranueshme nëse një çështje e tille ka qenë vërtetë mënyra e trajtimit në rastin në fjalë. Kërkojmë përgjigje zyrtare dhe të detajuar lidhur me këtë. Edhe ne edhe qytetarët duhet ta dimë të vërtetën rreth kësaj çështje. Në lidhje me ketë si shenjë revolte do e lëshojmë sallën. I ftojmë të gjithë deputetët të na bashkohen. Seanca le të vazhdojë nesër”, ka thënë Krasniqi. /Indeksonline/