75 Mall Live Search
09:33 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Revoltohen disa protestues shëndetësorë në Prizren, thonë se u diskriminuan nga shteti për 300 euro!

Dhjetëra protestues, pjesë e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Prizrenit, kanë shprehur revoltën e tyre ndaj institucioneve qendrore të Republikës për mosndarjen e shtesave.

Bëhet fjalë për kategoritë e tjera (përpos doktorëve dhe infermierëve) që nga Qeveria nuk morën +300 euro.

Punonjësit që s’do ta kenë këtë përfitim janë: ata të higjienës, shoferët, punëtorët teknikë…

“Nuk është paguar paketa emergjente për ne në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Jemi ballafaquar me higjienën e luftës kundër Covidit-19.   Sindikata nuk na ka dhënë përkrahje të mjaftueshme”, ishte ankesa e disa protestuesve.

Indeksonline ju sjell pamjet: