75 Mall Live Search
18:47 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Revoltohen” gjyqtarët grek, pezullohen ndeshjet e fundjavës

Të gjitha ndeshjet e Superligës së Greqisë janë pezulluar këtë fundjavë pasi gjyqtarët janë në ”grevë” pas një sulmi ndaj një gjyqtari.

Gjyqtari i FIFA-s, Thanasis Tzilos është liruar nga spitali të enjten pasi mori lëndime trupore në këtë incident.

Shoqata e Gjyqtarëve njoftoi: ”Si shenjë e simpatisë që ne kemi ndaj tij, do t’i ndalim aktivitetet tona deri në njoftimin e ardhshëm”.

Image result for Thanasis Tzilos

Kampionati elitar grek ka konfirmuar se ndeshjet e kësaj fundjave janë pezulluar tashmë.

Ndeshja e fundit e Tzilos ishte barazimi, 1-1 i Olympiacosit me Xanthi këtë muaj./IndeksOnline/