75 Mall Live Search
21:00 / E Martë, 15 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Revoltohet qytetari me urgjencën e Pejës, ja çfarë i tha zyrtari i Spitalit

Një qytetar është revoltuar tej mase me Urgjencën në Pejë.

Shkak për këtë është bërë siç ka thënë ai neglizhenca që i është bërë nga shërbimet mjekësore që nuk iu përgjigjën pas përkeqësimit të gjendjes së gjyshit.

Qytetari ka dërguar tek redaksia e Indeksonline bisedën që ka patur me një zyrtar të urgjencës në Pejë.

Në bashkëbisedimin e tyre qytetari fajëson shërbimin emergjent për sabotazhë, ndërsa zyrtari shëndetësor arsyetohet duke thënë se ambulancat janë në terren duke u marrë me disa aksidente dhe se nuk kanë mundësi që t’i përgjigjen kërkesës së tij.

Për më shumë, dëgjojeni bisedën mes tyre./Indeksonline/