Revoltohet ‘Sasa’ pas fjalëve të Dagz: Pas daljes nga Big Brother do ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një bisedë mes Einxhel dhe Dagzit, të cilët nuk lanë pa përmendur edhe banorët e tjerë.
Dagzi u shpreh se Arjola që gjendet më shumë se 100 ditë në shtëpinë e famshme, nuk ka bërë asgjë as nuk është përfshirë në debate, përveç atyre me Donaldin, shkruan Indeksonline.
“Arjola këtu brenda nuk ka bërë asgjë, prej se kam hyrë kurrë në jetë një debat se ka bërë me askënd përveç atij me Donaldin”, u shpreh Dagz.
Lidhur me këtë, mikja e ngushtë e Arjoles, Adriana Matoshi e njohur si ‘Sasa’ ka bërë një reagim duke thënë se Dagzin do ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë.
“Edhe pse ditë e diel sapo dola nga mbledhja e grupit dhe vendosem që pas daljes së Dagzit nga shtëpia e Big Brother menjëherë ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë”, shkroi Matoshi në postimin e saj në Instastory.

Duket se kjo shprehje e ka revoltuar aktoren e cila po i del në krahë mikes së saj./Indeksonline/