75 Mall Live Search
11:44 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total. Në pritje për t’u kuptuar se çfarë do të ndodhë me zhvillimet në klub për sa i përket pronësisë (Suning që dëshiron të shesë disa aksione), klubi zikaltër do të ndërrojë edhe emrin.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi nuk do të njihet me emrin e gjatë F.C. Internazionale Milano, por vetëm si Inter Milano.

I M, dy shkronjat ikonike do të jenë edhe në qëndër të logos së re. Një inovacion total për të cilin Interi po punon prej muajsh. Ndryshime këto që do të realizohen për të mirën e klubit dhe pritet t’i sjellin të ardhura shtesë Interit falë edhe sponsorëve të rinj.