11:53 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Revolucion total te Llapi, tetë futbollistë transferohen brenda dy jave

Skuadra e Llapit pas një sezoni jo të mirë, ka vendosur të bëj një revolucion total brenda skuadrës.

Përveç shumë largimeve që janë bërë, ekipi nga Podujeva ka bërë transferime të shumta, transmeton Indeksonline.

Brenda dy jave, ata kanë bërë hiq më pak se tetë transferime dhe duket se nuk e ka ndërmend të ndalen me kaq.

Futbollisti i parë që u transferua ishte Edon Zeqiri, kurse dje zyrtarizuan tre futbollistë.

Nga Llapi pritet të ketë largime të tjera. Një ndër emrat që po përmendet për t’u larguar është edhe Mentor Zhdrella.

Kurse, mbetet të shihet nëse Valmir Veliu do të vazhdoj edhe një sezon me Llapin apo do të vazhdoj karrierën në ndonjë klub evropian.

Llapi në sezonin që shkaoj përfundoj në pozitën e 6-të, duke dështuar që të realizoj objektivat e saj./Indeksonline/