75 Mall Live Search
11:19 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Revolucioni i janarit: Ja si do të rreshtohej Interi me Eriksenin

Interi ka qenë shumë aktiv në tregun e transferimeve dhe tashmë ka përfunduar transferimet e Ashley Youngut nga Manchester United-i si edhe Victor Mosesi nga Chelsea.

Sidoqoftë, përparësia e vërtetë për Nerazzurret në tregun e transferimeve është Christian Erikseni. Kontrata e reprezentuesit danez me Tottenhamin skadon në fund të sezonit dhe shefi i Interit, Giuseppe Marotta, po negocion me klubin anglez që lojtari të arrijë në San Siro tashmë këtë muaj.

Palët janë në bisedime dhe Spurset duan 20 milionë euro për Erikseinin në mënyrë që të mos e humbasin atë falas në verë. Nerazzurrët aktualisht po ofrojnë diçka më pak, por pritet gjerësisht që të arrihet një marrëveshje deri në fund të janarit.

Por si do të rreshtohej Interi me yllin e mesfushës?

“Gazzetta dello Sport”  prezantoi njëmbëdhjetë të mundshëm të skuadrës së Antonio Contes përveç të gjitha shtesave të reja në skuadër:

Handanoviq; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Moses, Barella, Brozoviq, Eriksen, Young; Lukaku, Lautaro.