Rexha i’a merr gjysmën e hises Shillovës
Alban Shillova e ka mbajtur vazhdimisht primatin si golashënuesi më i mirë në Superligë gjatë këtij edicioni.
Por nga kjo javë në këtë epitet e ndajnë, Kastriot Rexha dhe Alban Shillova me nga 10 gola të realizuar.
Të dy futbollistët nuk e kanë fituar asnjëherë këpucën e artë në Kosovë dhe sivjet duket së do të zhvillohet një betejë interesante mes tyre.
Indeksonline, ju sjellë më poshtë listën e 10 golashënuesve më të mirë pas javës së 20-të në Superligë.
1. Alban SHILLOVA – KF Flamurtari 10
2. Kastriot REXHA – KF Feronikeli 10
3. Festim ALIDEMA – KF Llapi 8
4. Betim HAXHIMUSA – KF Drita 7
5. Martin MIRCEVSKI – KF Trepça’89 6
6. Mendurim HOTI – KF Feronikeli 6
7. Basit KHALID – KF Prishtina 5
8. Mario MORINA – KF Prishtina 5
9. Astrit FAZLIU – KF Feronikeli 5
10. Xhevdet SHABANI – KF Drita 4 /Indeskonline/