Rexha ndahet i “kënaqur” me humbjen
Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha është deklaruar pas humbjes 2:0 ndaj Milanit duke thënë se është i kënaqur me këtë rezultat ndaj një klubi të madh siç është Milan.
“Ka qenë me rëndësi të mbrohemi sa më mirë, sepse nuk jemi të barabartë me rivalin. Një rezultat 0:2 nuk është i keq për ne dhe duhet të jemi të kënaqur, sigurisht që nuk duhet të jemi të kënaqur me humbjen, por duhet pasur parasysh kundër kujt kemi luajtur. Me pak fat mund të shënoja në atë rast që e pata”, tha Rexha pas ndeshjes.
Kastriot Rexha goditi traversën e që ishte rasti i vetëm i ekipit kosovar./Indeksonline/