75 Mall Live Search
23:34 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rexha: Të kënaqur me fitoren por jo me lojën

Feronikeli ka fituar ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Prishtinë.

Sulmuesi i ‘Niklit’, Kastriot Rexha është shprehur i lumtur me fitoren por jo edhe me lojën e treguar.

Jemi të kënaqur me fitore që arritëm, por jo me lojën e sotme. Na gëzon fakti që shkuam në finale të parakualifikimeve“.

Mendoj që ndeshja jo e mire e sotme ishte mungesa e ndeshjeve miqësore, pasi që kemi mbi  40 ditë pa zhvilluar as një ndeshje“.

Ndeshjen e radhës pritet të analizojmë kundërshtarin dhe shpresojmë në fitore”, ka thënë Rexha. /IndeksOnline/