Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
Arbër Rexhaj nga LVV duke komentuar ftesën e Kurtit ndaj krerëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ka theksuar se ka pasur akuza ndaj Vetëvendosjes se nuk i ftonte liderët e tjerë, prandaj është e drejtë e Kurtit që t’i ftojë liderët në takim dhe të arrijnë marrëveshje për krijimin e institucioneve.
Ai ka deklaruar në mes tjerash se qytetarët nuk kanë më kohë për zgjedhje, dhe se duhet urgjentisht me i themelu institucionet e reja.
“Është koha për institucione, qytetarët nuk kanë kohë për të humbur dhe për t’i pasur edhe një parë zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha mes tjerash Arbër Rexhaj në një lidhje direkte në POLITIKO në Kanal 10.

