75 Mall Live Search
22:31 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / S Z

Rexhaj i VV-së: I kemi numrat, nesër e zgjedhim kryeparlamentarin!

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një lidhje direkte në “Politiko” ka thënë se kjo parti i ka siguruar numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit, në seancën konstituive që do të mbahet nesër. 

Rexhaj nuk ka treguar se kush do të jetë Kryetar i Kuvendit, derisa nuk e ka pohuar as mohuar emrin e Fatmir Limajt për këtë post.

“Mendoj që nesër do ta zgjedhim kryeparlamentarin dhe për këtë i kemi siguruar numrat, thash jemi në proces të krijimit të numrave, ju e keni parë, Nisma ka votuar pro atë ditë”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta10/