75 Mall Live Search
12:30 / E Martë, 31 Janar 2023 / mp

Rexhaj i VV-së: Si të kërkohet Asociacioni pa shpërbërje të strukturave kriminale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se pa Asociacion, për dy vjet janë parë struktura kriminale të dirigjuara nga Serbia duke vendosur barrikada, plagosur policë e duke kërcënuar qytetarë.

Ai në llogarinë  e tij  Facebook ka pyetur  se si mund të kërkohet themelimi i Asociacionit pa u shpërbërë strukturat kriminale në veri, pa u çarmatosur, pa dorëzim të armëve dhe pa kthim të mijëra qytetarëve në shtëpitë e tyre.